Akademiku Rexhep Qosja publikishet ka deklaruar se në zgjedhjet e 9 shkurtit mbështet Albin Kurtin dhe LVV-në, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ai ka theksuar se të drejtën e votës e ka ushtruar vetëm një herë në vitin 2000.
“Votimet e shkurtit 2025 do të jenë hera e dytë kur do ta ushtroj këtë të drejtë”, tha ai.
Pse Rexhep Qosja do të votojë në këto zgjedhje në moshën tetëdhjetë e nëntë vjeçare?
“Do të votoj sepse votimi, sidomos në zgjedhjet e përgjithshme, shtetërore, është obligim shoqëror, kulturor, etik e kombëtar”.
“Do të votoj sepse më kanë nxitur para së gjithash dy të dhëna: e para, ligji që ka miratuar Qeveria me Kryeministër Albin Kurtin për sekuestrimin e pronës, pasurisë së paligjshme, korruptueshëm të fituar, dhe e dyta fushata zgjedhore e opozitës. Është kjo një fushatë zgjedhore e pandodhur, e padëgjuar ndonjëherë në Kosovë”, ka shkruar ai. /Gazeta Enigma/