Akil Gjakova është radhitur në top dhjetëshen e xhudistëve më të mirë në botë. Ai është shpallur i shtati më i mirë në botë për kategorinë nën 73 kilogramë.
Lajmin e bëri të ditur Federata Ndërkombëtare e Xhudos e cila e ka përpiluar listën e 10 xhudistëve më të mirë aktual të botës për këtë kategori. Akil Gjakova u shpall kampion më 17 prill në Kampionatin Evropian të xhudos.