Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), i ka ftuar komunat e Kosovës që t’i përgjigjen kërkesave për bashkëpunim ndërinstitucional.
“Qëllimi i AKP-së është koordinimi dhe bashkëpunimi në rregullimin ligjor të shfrytëzimit të disa pronave shoqërore nga ana e komunave për nevoja të interesit publik si ( varreza, rrugë, memorialë etj) dhe projekte tjera në shërbim të qytetarëve”, thuhet ndër tjerash në njoftim.
“Prandaj, komunat ftohen të interesohen për këto asete duke kontaktuar Agjencinë që ti koordinojmë veprimet dhe procedurat e nevojshme ligjore me AKP-në, në realizimin e transformimit pronësor të këtyre pronave shoqërore për interes publik”, vazhdon njoftimi.
Agjencia Kosovare e Privatizimit së fundmi ka shpallur shitjen e një numri të asetesh./Gazeta Enigma/