Sonte rreth orës 21:00 sipas informacioneve të para, ka ndodhur një aksident në komunën e Gjakovës.
Enigma mëson se nga aksidenti, një person ka mbetur i lënduar, ndërsa ende nuk dihet për dëme materiale.
Sinjalizuesi ka dërguar pamje në redaksinë e Gazetës Sinjali, teksa shihet se Policia ka mbërritur në vend ngjarje.
Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili tha se përveç aksidentit, bëhet fjalë edhe për një konflikt, ku disa persona janë arrestuar, mirëpo ende nuk dihen detaje tjera, rasti është nën hetime.