E konfirmon Policia: Një i vdekur nga aksidenti i rëndë në Bresje

E konfirmon Policia: Një i vdekur nga aksidenti i rëndë në Bresje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmin e kanë konfirmuar Policia e Kosovës se për pasojë një person ka mbetur i vdekur.

Sipas Policisë në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Bresje-F.Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Në vend-ngjarje është ftuar njësia emergjente dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person është pa shenja jete. Njësitet përkatëse policore janë duke u marrë me rastin”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Related Articles