Aksident i rëndë në Ferizaj, vdes një person

Aksident i rëndë në Ferizaj, vdes një person

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Jezerc të Ferizajt, ku një person ka humbur jetën pasi u vetkaksidentua me kamion te vendi i quajtur “Reka e Vogël”.

Sinjali ka mësuar se shoferi i kamionit ka humbur kontrollin dhe për pasojë është rrokullisur disa metra poshtë rrugës.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Ferizaj.

“Ekipe të policisë, njësitet e rendit dhe hetuesit policorë të aksidenteve të Njësisë së Konunikacionit Rrugor kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët kanë mësuar se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shoferi i kamionit, shqiptar, kosovar i moshës madhore, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga mjekët të Emergjencës së Ferizajt.”

Related Articles