Aksident i rëndë në Fier, katër të lënduar

Aksident i rëndë në Fier, katër të lënduar

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në bypass-in e Fierit, në afërsi të fshatit Mbrostar.

Dy automjete që udhëtonin në të njëjtin kah janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur katër persona, shkruan A2 CNN.

Dy prej të lënduarve janë turistë të huaj, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa po punojnë edhe për normalizimin e trafikut në këtë aks rrugor.

Related Articles