Një aksident ka ndodhur në by passin e Lushnjës.
Dy mjete janë përplasur në tentativë parakalimi dhe si rezultat makina tip “Audi” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anesore.
Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe një pjesë e hekurt e barrierës anësore të autostradës ka përshkuar mjetin mes përmes.
Një seksion i barrierave anësore ka përfunduar jashtë autostradës ndërsa pjesa tjetër brenda mjetit. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një tjetër bashkudhëtar me të.
Dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Uniformat blu në vendngjarje po punojnë per të dokumentuar rastin. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia e lartë dhe reshjet në autostradë. Kjo pjesë e by passit në Lushnje ka qenë vazhdimisht problematike nga reshjet dhe disa herë me fatalitete në aksidente.