Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në Besi të Prishtinës, ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoçiklistë.
Gazeta Enigma, po ashtu, ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigjeje zyrtare.