Aksident i rëndë në Shëngjin, përplasen tre makina, disa të plagosur

Aksident i rëndë në Shëngjin, përplasen tre makina, disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shëngjin, ku tre mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Top Channel bën me dije se deri më tani raportohet për tre persona të plagosur, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve./tch/

Related Articles