Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak minuta më parë në Shtërpcë.
Raporohet se nga përplasja e dy veturave, një person ka pësuar lëndime trupore.
I njëjti është jashtë rrezikut për jetë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë të cilat janë duke e hetuar rastin.
Ndërkohë, për shkak të aksidentit janë shkaktuar edhe kolona.