Një aksident me fatalitet ka ndodhur të enjten mbrëma në Kavajë të Shqipërisë.
Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Qerret-Mali i Robit, ku automjeti me drejtuese I. G., është përplasur me një motoçikletë me drejtues F. D.
Drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendngjarje, raporton Top Channel.
Ndërkohë, drejtuesja e automjetit I. G, ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të shkakut të aksidentit.