Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ku një 35-vjeçar si pasojë e një aksidenti automobilistik ka humbur jetën.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku automjeti tip “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës, raporton Euronews.al.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M.si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.