Një aksident trafiku ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 20:40 në aksin rrugor Prishtinë – Gjilan, ku janë përfshirë dy vetura, raporton Gazeta “Enigma”.
Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të lehta trupore.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Valon Osmani.
“Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal të Gjilanit”, tha ai.
Tutje Osmani ka shtuar se “rastit i janë përgjigjur hetuesit policorë nga Njësia e Trafikut Rajonal, të cilët kanë nisur hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e aksidentit”. /Gazeta Enigma