Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur në Balldre, përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër mbrëmjen e së premtes.
Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, por ka ndërruar jetë rrugës.
Viktima nuk është identifikuar ende, por paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një endacak.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici.