Aksident mes dy kamionëve në Drenas, lëndohen dy persona

Aksident mes dy kamionëve në Drenas, lëndohen dy persona

Dy perona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur pak më parë në komunën e Drenasit, më saktësisht në fshatin Zabel i Ulët.

Kjo është bërë e ditur  nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

‘‘Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në fshatib Zabel i ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(kamionë).

Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, ka thënë Policia.

Related Articles