Një aksident me pesë të lënduar ka ndodhur në hyrje të Leposaviqit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Erduan Baliqi.
Ai njoftoi se një nga personat e lënduar është në gjendje kritike dhe gjendet ne repartin intensiv.
Derisa njoftoi se nga veturat e aksidentuara, njëra ishte me targa të Kosovës tjetra me targa të Serbisë.
“Sot rreth orës 16:30 një aksident ka ndodhur në hyrje të Leposaviqit, të përfshira dy automjete, nga i cili kanë pësuar lëndime 5 persona, katër prej tyre kanë lëndime të lehta, ndërkaq njëri është në gjendje kritike dhe është në repartin intensiv”, njoftoi Baliqi
