Një aksident trafiku ka ndodhur sot në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 10:00, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti