Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 10:00, në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti

Related Articles