Aksident mes dy veturave në rrugën Mitrovicë-Vushtrri, pesë të lënduar

Aksident mes dy veturave në rrugën Mitrovicë-Vushtrri, pesë të lënduar

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në rrugën Mitrovicë-Vushtrri, përkatësisht në fshatin Frashër, raporton Gazeta Enigma.

Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 12:40, është  raportuar për një aksident trafiku i shkaktuar në rrugën rajonale Mitrovicë- Vushtrri , përkatësisht në fshatin Frasher,  në  aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë  e aksidentit pesë persona  kanë kërkuar tretman mjekësor!”, ka thënë Zahiti.

Related Articles