Një aksident mes katër veturave ka ndodhur të hënën në Rixhevë të Klinës, raporton Gazeta Enigma.
Pesë persona kanë mbetur të lënduar, ka njoftuar për Gazetën Enigma, Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 10:10 policia është njoftuar për një aksident në Rixhevë të Klinës, ku janë përfshirë katër automjete dhe janë lënduar pesë persona, të cilat janë duke marrë trajtim mjekësor”, theksoi ai. /Gazeta Enigma.