Një aksident trafiku ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, ku si pasojë është lënduar një motoçiklist dhe një këmbësor.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sonte, rreth orës 21:00, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën ” Mbretëresha Teutë ” në Mitrovicë, në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një këmbësor, si pasoj e aksidentit këmbësori dhe motoçiksiti kanë pësuar lëndime”, ka thënë Zahiti.