Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture e një motoçiklete në rrugën “Fehmi Agani” në lagjen “Qafa” në Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 19:00 në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes një automjeti e një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, është shprehur Ahmeti./Gazeta Enigma/