Një veturë dhe një motoçikletë janë përplasur mes vete, në Gjilan.
Aksidenti ndodhi çaste më parë, në Rrugën e Prishtinës.
Bëhet e ditur se motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast njësitet mjekësore me autoambulancë e kanë bartur në spital.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Më poshtë pamje: