Aksident mes një veture dhe kamioni në Bibaj të Ferizajt, s’ka të lënduar

Aksident mes një veture dhe kamioni në Bibaj të Ferizajt, s’ka të lënduar

Një aksident mes një veture dhe kamioni është shënuar mëngjesin e së shtunës në Bibaj të Ferizajt.

Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se nuk ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

“Në ora 11:10 në Bibaj të Ferizajt ka ndodhur një aksident në mes të një kamioni dhe një veture , nuk është raportuar për lëndime”, thuhet në përgjigjen e Veselit.

Related Articles