Mëngjesin e kësaj të enjte në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një autobusi, raporton Gazeta “Enigma”.
Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë mbetur të lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Enis Pllana.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, tha Pllana.