Pesë persona janë lënduar si pasojë e aksidentit që ndodhi sot mes një veture e një kamioni në fshatin Poterq të Klinës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, konfirmoi se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Sot rreth orës 14:55, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Poterq-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 1 kamion dhe 1 veturë, si pasojë e aksidentit 5 persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Rugova.
