Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Sarandë-Ksamil në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur dy turistë italianë, ndërsa në spital kanë mbërritur dy persona të plagosur.
Raportohet se të plagosurit janë të dy banues në Sarandë, një 16 dhe një 17-vjeçar. / Gazeta Enigma.