Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht drejtimi Prizren-Prishtinë (rajoni i Suharekës).

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Sipas tij, në këtë aksident është e përfshirë një veturë dhe policia është duke u marrë me procedurat rreth kompletimit të lëndës.

“Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku. Njësia e trafikut e autostradës, nga vendi i ngjarjes ,autostradë drejtimi Prizren-Prishtinë (rajoni i Suharekës), njofton se ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime. Policia është duke u marrë me procedurat rreth kompletimit të lëndës”, thuhet në përgjigjen e Krasniqit.

Related Articles