Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku, i cili ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Baicë të Istogut.
Të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe sipas mjekut kujdestar, janë jashtë rrezikut për jetë.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Policia është njoftuar rreth orës 14:26 se në fshatin Baicë të Istogut ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete, dy persona janë dërguar në Emergjencën e Spitalit në Pejë. Sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë ai.
Gashi më tej ka shtuar se hetuesit e aksidenteve janë në vendin e ngjarjes.