Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 15:30, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore, ku janë përfshirë dy automjete”.
“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit, 5 personave u është ofruar ndihmë mjekësore”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
Tutje, ajo bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor.