Aksident në Deçan, lëndohen katër persona, dy në gjendje të rëndë

Aksident në Deçan, lëndohen katër persona, dy në gjendje të rëndë

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Lebushë të Deçanit, ku për pasojë katër persona janë lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë për Enigmen, se dy prej të lënduarve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.

“Rreth orës 09:50, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Lebushë- Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara 2 vetura, dhe si pasojë e aksidentit 4 persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa 2 nga të lënduarit për shkak të natyrës së lëndimeve janë dërguar ne QKUK-Prishtinë”, theksoi Rugova.

Related Articles