Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Qerim të Gjakovës.
Lajmin e ka konfirmuar për GazetaEnigma, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, i cili ka thënë se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor.
“Rreth orës 08:00 në fshatin Qerim ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve në përball kalim. Katër persona kanë mbetur të lënduar. Të lënduarit po marrin trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendngjarje, derisa hetime po vazhdojnë”, tha ai Gjurkaj.
Ndërkohë, gazeta Sinjali raporton se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre prokurorë pasi njëra veturë e përfshirë ishte zyrtare.