Një aksident trafiku ka ndodhur në Gjakovë, derisa ka mbetur i lënduar një person.
Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një biçiklisti, ku ky i fundit nga lëndimet e marra është dërguar për tretman mjekësor.
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një biçiklisti dhe një veture civile. Si pasoj , biçiklisti mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.