Aksident në Gllarevë të Klinës, 3 të lënduar

Aksident në Gllarevë të Klinës, 3 të lënduar

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

Gashi deklaroi se në aksident ishin të përfshirë dy vetura.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Sipas informacioneve janë jashtë rrezikut për jetën”, deklaroi Gashi.

“Në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe po e heton rastin”, theksoi ai.

Related Articles