Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 11:50 në fshatin Krushevë e Vogël në komunën e Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka njoftuar se nga ky aksident kanë pësuar lëndime pesë persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim në spitalin e Pejës, derisa njëri prej tyre është dërguar në QKUK.
“Rreth orës 11:50 policia ka pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Krushevë e Vogël komuna e Klinës. Dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident, ku për pasojë pesë persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërkaq njëri prej tyre për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK”, ka thënë Rugova.