Një aksidenti trafiku ka ndodhur pasditen e sotme mes dy veturave në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku për pasojë dy persona janë lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, tha Ahmeti.
Më tej, ajo tha se me rastin po merret njësiti i trafikut.