Një person është lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mes dy veturave.
Rasti ka ndodhur në magjistralen Vushtrri – Mitrovicë, konkretisht në fshatin Dobërllukë.
Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës për Gazetën Enigma ka konfirmuar aksidentin.
Zahiti tha se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.