Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Magzit të Obiliqit, ku katër persona kanë pësuar lëndime.
“Rreth orës 15:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete njëra nga to veturë zyrtare”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës, Agron Boroci për Gazetën Enigma.
“Për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”.
Ai ka njoftuar se njësia rajonale e trafikut tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin.
“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.