Ka mbetur e vdekur një 22 vjeçare si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Valias të Tiranës.
Viktima ka ndërruar jetë në spital, raporton Euronews.al.
Sipas raportimeve, në kohën e aksidentit, viktima ishte pasagjere në veturën e babait i cili u përplas me një veturë tjetër.
Rasti është duke u hetuar, bën të ditur policia shqiptare.