Aksident në Podujevë, ka të lënduar

Aksident në Podujevë, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në Podujevë, konkretisht afër xhamisë së qytetit.

Siç kanë raportuar portalet lokale duke u thirrur nga dëshmitarët okularë, në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një biçiklist.

Sipas tyre, drejtuesi i çikletes është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Podujevës.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin.

Related Articles