Aksident në Prishtinë, lëndohet motoçiklisti

Në një aksident komunikacioni gjatë ditës së shtune në orët e pasdites në Prishtinë, një motoçiklist ka marrë lëndime trupore, raporton Gazeta Enigma.

“Rreth orë 17:40, në Rrugën ‘Robert Doll’, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një veture të ndaluar dhe një motoçiklete në lëvizje”, ka thënë për Gazetën Enigma Flora Ahmeti – zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motiçikletës.

Me rastin po merret njësiti i trafikut. /Gazeta Enigma/

Related Articles