Sot në ora 09:00, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti (taksi), dhe një këmbësori.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.
Ndërsa në vendin e ngjarjes janë parë zyrtarë policorë, teksa në rrugën ku ka ndodhur aksidenti është krijuar kolonë.