Një aksident trafiku ka ndodhur në qendër të qytetit të Gjilanit, ku janë përfshirë një motoçikletë dhe automjet.
Si pasojë, një person ka pësuar lëndime trupore, shkruan Gazeta Enigma.
Lajmin për Enigmën, e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Policisë, Valon Osmani.
“Me datën 06.05.2025 rreth orës 12:51 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Abdullah Tahiri” në qytetin e Gjilanit. Në këtë aksident janë të përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar një person i cili është duke pranuar tretman mjekësorë në qendrën emergjente në Spitalin e Gjilanit. Hetues të trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes duke hetuar rrethanat e këtij aksident”, tha Osmani për Enigmën./GazetaEngima/