Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Gjilan–Bujanoc, raporton Gazeta Enigma.
Më konkretisht ngjarja ndodhi afër fshatit Doberqan.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të huaja.
Policia ende s’e ka konfirmuar rastin, por Gazeta Enigma do të ju mbajë të informuar.