Një aksident trafiku ka ndodhur më herët mes një veture dhe motoçiklete.
Aksidenti ka ndodhur rreht orës 16:00, në rrugën “Muharrem Fejza”.
Nga ky aksident është lënduar një person.
Ndërkohë, rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00, në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident traifku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e kasidentit një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut” ka deklaruar Ahmeti.