Aksident në rrugën Podujevë–Prishtinë, një i lënduar

Aksident në rrugën Podujevë–Prishtinë, një i lënduar

Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në magjistralen Podujevë –Prishtinë.

Lajmi e ka konfirmuar Enis Pllana, zyrtar për Informim për Kryeqytetin në Policinë e Kosovës.

Pllana bëri të ditur se personit tashmë të lënduar i është ofruar ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 13:30 është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë. Deri më tani bëhet e ditur se në këtë aksident është lënduar një person, të cilit i është ofruar ndihmë mjekësore. Njësia e Trafikut Rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, tha Pllana.

Related Articles