Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj.
Në këtë aksident të përfshirë kanë qenë një këmbësorë dhe një veturë në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se rreth orës 10:00 kanë pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime.
“Me rastin po merret Njësiti i Trafikut” ,theksoi Ahmeti.