Aksident në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, lëndohet një person

Aksident në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:20 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Si pasoj e këtij aksidenti ka mbetur i lënduar një person.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Gazetën Enigma se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 09:20 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, tha ajo për Gazetën Enigma.

Related Articles