Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Merdare.
Siç bëhet e ditur, aksidenti ka ndodhur mes një mjeti transportues dhe një veture.
Ndërsa, i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor dhe me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Merdare, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira dy automjete ( një mjet transportues dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, bëjnë të ditur nga policia.